Vajza nga Velesi i’a jep veturën “blerësit” për ta provuar, ai e merr dhe nuk e kthen më

Maqedonia

Vajza nga Velesi i’a jep veturën “blerësit” për ta provuar, ai e merr dhe nuk e kthen më

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Një vajzë nga Velesi mbeti pa veturën e saj të tipit “Fiat” pasi një burrë e mori për ta provuar para se ta blinte dhe që atëherë nuk është kthyer më.

Rasti është paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme në Veles, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me datë 02.07.2022 në ora 19:30 një vajzë nga Velesi ka raportuar se është mashtruar nga personi me inicialet A.J. nga Shtipi për shumën prej 3.000 euro. Sipas raportit, ata janë pajtuar që A.J. t’i blejë automjetin e saj tip “Fiat” për shumën prej 3.000 euro dhe pasi ka ardhur në Veles e ka marrë për ta provuar dhe që atëherë nuk është kthyer më”, njofton MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat