Struga dhe Ohri në krizë për punëtorë! Kuzhinierë e kamerierë mësyjnë Kroacinë për rroga më të mira

Maqedonia

Struga dhe Ohri në krizë për punëtorë! Kuzhinierë e kamerierë mësyjnë Kroacinë për rroga më të mira

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Në Strugë dhe Ohër mungojnë kamerierë dhe kuzhinierë. Punëtorë të hotelerisë të këtyre dy qyteteve turistike, pikërisht tani në verë, mësyjnë Kroacinë për kushte dhe paga më të larta. Atje rroga për një kamerier, me ushqim dhe akomodim të paguar, janë nga 800 deri në 1100 euro! Kuzhinierët marrin edhe më shumë. Një kuzhinier apo kryekuzhinier merr nga 1800 deri në 3000 euro! Këtë e pohon kuzhinieri Nikolla Petrevski nga Struga, i cili para 3 muajsh ka shkuar në Kroaci, ndërsa e ka mbyllur biznesin e tij në Maqedoni.

Pagat për një kamerier me ushqim dhe akomodim të paguar variojnë nga 800 deri në 1100 euro, për një kuzhinier apo kryekuzhinier nga 1800 deri në 3000 euro. Numri është në rritje, sepse sipas meje kushtet këtu janë të ndryshme. Në të vërtetë, mund të jetë më e shtrenjtë për të jetuar, por gjithçka është ndryshe. Edhe unë po mendoj të rri këtu për të jetuar”, deklaroi Nikolla Petrevski, kuzhinier.

Ai thotë se çdo ditë në bregdetin kroat mbërrijnë të rinj nga Maqedonia. Kuzhinierë, kamerierë, banakierë dhe shërbyes.

Presim ende personel nga Maqedonia kam këtu dy kameriere të cilat erdhën para 5 ditëve nga Maqedonia, mendoj këtu kemi një numër të madh që kanë ardhur”, tha Nikolla Petrevski, kuzhinier.

Përcaktuese për largimin masiv të profesionistëve nga sektori i hotelerisë gjatë dy viteve të fundit është paga më e lartë. Ata thonë se në një sezon në Kroaci, fitojnë sa gjatë gjithë vitit në Maqedoni.

Ka pasur dëbim masiv të sektorit të hotelerisë, më së shumti për shkak të punëdhënësve që nuk paguanin pagë më të madhe se 800 euro në Maqedoni. Këtu është krejtësisht ndryshe, dallimi është i madh, të gjithë kemi ardhur për shkak të pjesës financiare”, theksoi Nikolla Petrevski, kuzhinier.

Hotelierët dhe restorantet në brigjet e liqenit të Ohrit dhe të Strugës po mundohen të gjejnë staf këtë verë. Sezoni është në lulëzim, por nuk ka punëtorë. Nuk ka interes edhe për projektin e HOTAM-it për punësime shtesë sezonale në sektorin e hotelerisë, mungojnë mbi 1000 punëtorë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat