Copëtohet druri në qendër të Shkupit, ishte mbjell personalisht nga Nënë Tereza! ITSHKSH: Akt barbar

Maqedonia

Copëtohet druri në qendër të Shkupit, ishte mbjell personalisht nga Nënë Tereza! ITSHKSH: Akt barbar

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e Shkupit.

Nga ITSHKSH thonë se është dashur që bredhi të kthehet në gjendjen e mëparshme pasi u shkul nga moti i ligë, ndërsa sot i njëjti është prerë, sipas tyre kjo paraqet një akt barbarë pasi bredhi u mboll personalisht nga Nënë Tereza. 

“Sot në vend se ta sanojnë gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur.

Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, thonë nga ITSHKSH.

Image
Foto ilustrim
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat