Aziri: Nuk duhet lëshuar mundësia e miratimit të propozimit francez

Maqedonia

Aziri: Nuk duhet lëshuar mundësia e miratimit të propozimit francez

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:52
Elmi Aziri

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencën për shtyp pas takimit në Klubin e deputetëve të grupeve të punës të partive politike për të shqyrtuar propozimin e fundit francez tha se i kuptojmë bashkëqytetarët maqedonas se edhe ne po luftojmë për gjuhën dhe heqjen e 20% nga Kushtetuta, por ky është shansi i fundit për vendin tonë.

“I kuptojmë bashkëqytetarët tanë maqedonas se edhe ne po vuajmë për njohjen e gjuhës dhe të hiqet nga Kushtetuta përkufizimi i 20%.

Por kjo mundësi nuk duhet lëshuar, ky është shansi ynë i fundit për të kapur trenin në Europë. Biseda ishte konstruktive dhe presim rezultatet të mira.”, tha Aziri.

Kujtojmë se në përbërje të këtij grupi punues janë zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski, deputetët Antonio Milloshoski dhe Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi, Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët dhe deputeti Pavle Trajanov, si dhe përfaqësues të PLD-së, RDM-së dhe LD-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat