BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – OBRM – Levica, i paramenduar dhe i planifikuar

Maqedonia

BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit Aleanca – OBRM – Levica, i paramenduar dhe i planifikuar

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate me shkrim thotë se “dënon incidentet në protestat antieuropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë tonë, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup”.

“Incidenti midis aktivistëve të OBRM-së, Levicës dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.

Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për OBRM-PDUKM-në, ndërsa sot është funksionar i OBRM-PDUKM-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup.

BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta.

Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Europën” thuhet në reagimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat