Përshkallëzohen protestat në Maqedoninë e Veriut, ja çfarë pritet të ndodhë

Maqedonia

Përshkallëzohen protestat në Maqedoninë e Veriut, ja çfarë pritet të ndodhë

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 00:09
Protestat

Prej disaditësh Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme, të nxitura për shkak të propozimit francez për zgjidhjen e ngërçit me bullgarinë për anëtarësimi në BE.

Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e sotme ka deklaruar se nga nesër tubimet do të përshkallëzohen, duke e futur të gjithë vendin në bllokadë.

Bocevski deklaroi se bllokada do nisë që nga ora 13:00, ndërsa do zgjasë deri sa deputetët të fillojnë të mendojnë për të mirën e shteti.

“Nesër do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat