Macron: Maqedonia zgjodhi BE-në, do të jemi bashkë në një proces historik

Maqedonia

Macron: Maqedonia zgjodhi BE-në, do të jemi bashkë në një proces historik

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 11:26
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Franca do të qëndrojë në krah të Maqedonisë së Veriut gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Macron ka deklaruar se konferenca do të jetë një proces, një fazë historike për pranim të Maqedonisë së Veriut në BE.

“Me një votë sovrane për propozimin e Francës në fund të presidencës së saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, parlamenti maqedonas zgjodhi me vendosmëri Evropën”, tha Macron.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski tha të shtunën se konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 19 korrik në Bruksel.

Parlamenti në Shkup dje me 68 vota Pro, miratoi propozimin francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokimin e negociatave për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat