Historiani bullgar Deçev: E turpshme që Bullgaria të thotë se nuk e njeh gjuhën maqedone

Maqedonia

Historiani bullgar Deçev: E turpshme që Bullgaria të thotë se nuk e njeh gjuhën maqedone

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 20:52
Stefan Deçev

“Është arrogante dhe jashtëzakonisht fyese që ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, vazhdimisht përsërit se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase”, thotë historiani bullgar Stefan Deçev.

Profesori universitar Stefan Deçev kritikon hapur, siç thotë ai, Gençovskën kokëboshe, e cila vazhdimisht përsërit se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase.

Ai beson se sjellja e saj, si “në konferencën e djeshme për shtyp, ku në vend që të thuhet se Bullgaria do të bëjë deklaratë të njëanshme për gjuhën dhe jo se Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedonase, po krijon një përshtypje të keqe jashtë vendit, përmes së cilës lind një përshtypje e gabuar, pra po mendohet se Bullgaria nuk ka të drejtë në asnjë nga çështjet historike”.

“Gençovska mund të paraqet një imazh më të edukuar dhe kulturuar kur del dhe flet, por asesi një të tillë si ai i ditës së djeshme. E gjithë Bullgaria nuk mund të turpërohet për vendimin e një seksioni të Akademisë Bullgare të Shkencave, ose të një familjeje gjuhëtarësh. Në Bruksel, në Paris, në Berlin, në Amsterdam, në Kopenhagë, në Tokio, në Uashington, në Moskë, në Kiev, në ministritë e punëve të jashtme, në universitete dhe departamente gjuha zyrtare e Maqedonisë është maqedonishtja. Dhe këtu rasat, paskajoret, fjalitë, theksat, etj, nuk janë aspak të rëndësishme”, tha ai në komentin e tij.

Kujtojmë se deri më tani diplimacia bullgare ka ritheksuar se për ta gjuha maqedone do të ngelet dialekt i gjuhës bullgare dhe jo gjuhë e pastër maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat