Toma Bikov: Maqedonia po kalon nga zona e ish-Jugosllavisë në zonën evropiane

Maqedonia

Toma Bikov: Maqedonia po kalon nga zona e ish-Jugosllavisë në zonën evropiane

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 18:48
Toma Bikov

Deputeti i Parlamentit bullgar të shpërbërë së fundmi, Toma Bikov nga partia GERB e Bojko Borisovit, pretendon se tashmë pas 150 vitesh Bullgaria dhe Maqedonia do të kenë mundësi të jenë në një hapësirë ​​të përbashkët gjeopolitike.

Në një intervistë për Bgnes, ai thotë se “Maqedonia aktualisht është në proces kalimi nga një zonë qytetërimi në tjetrën, nga një hapësirë ​​gjeopolitike në tjetrën. Ky lloj procesi shoqërohet gjithmonë me kriza të ndryshme, duke përfshirë edhe krizat e identitetit”.

Sipas Bikov, lëvizja nga një hapësirë ​​gjeopolitike në tjetrën jep shtresa të reja identiteti.

“Në Bullgari ky proces zgjati nga viti 1989 deri në vitin 1998”, u shpreh Bikov.

Ai thotë se me fillimin e negociatave me BE-në, Maqedonia do të kalojë nga zona inekzistente e ish-Jugosllavisë në atë evropiane dhe perëndimore.

Bikov poashtu ka përmendur edhe kohën e perandorisë osmane.

“Për herë të parë në 150 vjet, Bullgaria dhe Maqedonia po hyjnë në të njëjtën zonë gjeopolitike. Kjo nuk ndodhi pasi Bullgaria u largua nga Perandoria Osmane dhe Maqedonia e Vardarit kaloi përmes Serbisë dhe Jugosllavisë. Tani kemi mundësinë të takohemi pas një kohe kaq të gjatë”, thotë ai.

Ai thotë se në realitetin e ri gjeopolitik përfaqësuesit e pozicionit zyrtar do të bëhen margjinalë, duke u larguar dalë nga dalë edhe ofendimet anti-bullgare.

“Pozicioni i të ashtuquajturës tezë anti-bullgare do të bëhet gjithnjë e më shumë anti-evropian. Kjo do të shihet shumë qartë në Komisionin Evropian”, tha Bikov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat