LSDM: Mickoski dështoi në çdo iniciativë, tani ngushëllohet me anketa të rrejshme

Maqedonia

LSDM: Mickoski dështoi në çdo iniciativë, tani ngushëllohet me anketa të rrejshme

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

“Mickoski po urdhëron anketa fituese, të rrejshme, për të mbajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë, pasi çdo përpjekje për ta bllokuar dhe destabilizuar vendin, dështoi”, reagon LSDM.

Reagimi nga partia në pushtet vjen pasi sot disa media publikuan një anketë për rritje të besueshmërisë së qytetaëve ndaj politikës së partisë opozitare, OBRM-PDUKM.

“Hristijan Mickoski përjetoi një debakli me gënjeshtrat dhe shkatërrimet e tij, me përpjekjet e tij për të destabilizuar vendin me skenarë të përgjakshëm dhe për ta ndalur atë në rrugën evropiane. Sot ai është i izoluar dhe i vetmuar, përveç të majtës proruse të Dimitar Apasiev, të gjithë të tjerët, madje edhe partnerët e koalicionit ia kanë kthyer shpinën Mickoskit. Prandaj sot Mickoski urdhëron sondazhet për të rritur egon e tij dhe për të mbajtur vendin e tij në Pallatin e Bardhë. Sondazhet e rreme, ashtu si referendumi, shërbejnë vetëm për përdorim personal brendapartiak të Mickoskit. Asgjë nuk mund ta fshehë faktin se Mickoski, i cili u deklarua si politikan anti-BE, punon në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Kujtojmë se lideri i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski ka bërë publik dhe idenë për mbajtjen e referendumit lidhur me kushtet që Maqedonia i pranoi nga prpozimi francez, por nga partia opozitare kanë deklaruar se ende nuk e dinë sakt se cila do të jetë pyetja e referendumi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat