Kapitulli i 30-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Marrëdhëniet e jashtme

Maqedonia

Kapitulli i 30-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Marrëdhëniet e jashtme

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Ne do t’iu informojmë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i 30-të: Marrëdhëniet e jashtme

Acquis në këtë fushë përbëhet kryesisht nga legjislacioni detyrues drejtpërdrejt i BE-së, i cili nuk kërkon transpozim në legjislacionin kombëtar. Ky legjislacion i BE-së rezulton nga angazhimet tregtare shumëpalëshe dhe dypalëshe të BE-së, si dhe nga një sërë masash tregtare preferenciale autonome. Në fushën e ndihmës humanitare dhe politikës së zhvillimit, shtetet anëtare duhet të respektojnë legjislacionin e BE-së dhe angazhimet ndërkombëtare dhe të sigurojnë kapacitetin për të marrë pjesë në politikat zhvillimore dhe humanitare të BE-së. Vendeve aplikuese u kërkohet që në mënyrë progresive të harmonizojnë politikat e tyre ndaj vendeve të treta dhe pozicionet e tyre brenda organizatave ndërkombëtare me politikat dhe pozicionet e miratuara nga Bashkimi dhe shtetet anëtare të tij.

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat