Sipas fuqisë, Armata e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 135 nga gjithsej 142 shtete

Maqedonia

Sipas fuqisë, Armata e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 135 nga gjithsej 142 shtete

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Sipas raportit vjetor të “Global Firepoëer”, që vlerëson fuqinë ushtarake të secilit shtet, Maqedonia e Veriut është në vendin e 135-të nga gjithsej 142 vende që janë vlerësuar.

Të parat në listë janë SHBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India.

Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili janë gjithashtu në top dhjetë ushtritë më të forta, përcjell Tv21.

Raporti vjetor vlerëson aftësitë ushtarake të vendeve në bazë të shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore që disponojnë, vendndodhjes gjeografike, fuqisë financiare, kritere këto që përcaktojnë se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake.

Në analizë vlerësohen më shumë se 50 faktorë.

Në rajon, fuqia më e madhe ushtarake është Serbia, e renditur në vendin e 61-të në botë.

Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të. Mali i Zi është në vendin e 132, Shqipëria 115, Kosova në vendin e 140.

Të fundit në listë janë Islanda dhe Butani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat