OKB: Bullgaria duhet ta mbroj minoritetin maqedonas, deri më tani ka shfaqur diskriminim

Maqedonia

OKB: Bullgaria duhet ta mbroj minoritetin maqedonas, deri më tani ka shfaqur diskriminim

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Bullgaria ka detyrimin të respektojë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që askush të mos diskriminohet në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur lirisht, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kur iu kërkua nga mediat të komentonte mbi kërkesat e Bullgarisë ndaj bullgarëve që të përfshiheshin në Kushtetutën e Maqedonisë, ndërsa kundër saj ka 14 aktgjykime nga Gjykata e Strasburgut për shkelje të të drejtave të pakicës maqedonase në territorin e saj.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje raportin që një ekspert i pavarur i OKB-së për çështjet e pakicave i paraqiti Këshillit të të Drejtave të Njeriut në korrik 2011, sipas të cilit Qeveria e Bullgarisë i kërkohet të mbrojë lirinë e shprehjes dhe shoqërimin e anëtarëve të minoriteti maqedonas.

Raporti i bën thirrje qeverisë bullgare të sigurojë dhe mbrojë të drejtat e garantuara në dispozitat kushtetuese të vendit për respektimin e të drejtës për vetëvendosje etnike, duke përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe lirinë e asociimit të pjesëtarëve të pakicës maqedonase. Raporti thekson gjithashtu se politikat në lidhje me njohjen dhe të drejtat e grupeve minoritare duhet të vlerësohen kundrejt detyrimeve të shtetit sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”, thotë Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në këtë raport theksohet se Qeveria e Bullgarisë “e mohon ekzistencën e pakicës etnike maqedonase”, duke pretenduar se pjesëtarët e këtij komuniteti janë në fakt bullgarë etnikë.

Në të thuhet gjithashtu se “gjuha maqedonase nuk njihet, as nuk mësohet në shkolla dhe maqedonasit nuk janë të përfaqësuar në Këshillin Nacional për Bashkëpunim për Çështjet Etnike dhe Integruese”.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut thotë se të drejtat e pakicave mbrohen nga traktate të ndryshme të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike dhe Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, dhe si nënshkruese e të dy traktateve, Bullgaria ka detyrimin për të respektuar detyrimet që rrjedhin prej tyre.

Ligji kombëtar duhet të njohë të drejtat e pakicave dhe të sigurojë që asnjë individ apo grup të mos pësojë disavantazh apo trajtim diskriminues në bazë të identitetit të tyre të zgjedhur lirisht si përkatësi (ose jo) ndaj një grupi etnik, fetar, gjuhësor apo ndonjë grupi tjetër”, thuhet në sqarimin e OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat