Rritet çmimi i mjaltit në Maqedoni, bletarët arsyetohen me shpenzimet e larta

Maqedonia

Rritet çmimi i mjaltit në Maqedoni, bletarët arsyetohen me shpenzimet e larta

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Për bletarët, ky vit ka qenë ndër më të mirët për nga sasia e mjaltit, por mesa duket do të jetë vit i mirë edhe për çmimin, pasi 1 kg mjaltë do të shitet deri në 20 euro.

Nëse deri vitin e kaluar shitej për 10 euro, sivjet çmimi i mjaltit është rritur për 20 deri në 30% për shkak të gjendjes ekonomike dhe rritjes së kostove.

Lind pyetja, a ka filluar që edhe mjalti të bëhet luks?

“Çmimi i mjaltit, varësisht nga logjika ekonomike e bletarëve, duhet të jetë minimalisht 600 denarë, e maksimumi 1200 denarë. Ne nuk duam që mjalti të jetë luks, duam që ai të jetë i disponueshëm për konsum të gjerë dhe si ushqim, por gjendja e bën këtë”, deklaroi Vanço Kirovski, bletar.

Formimi i çmimit, sipas bletarëve, varet nga disa faktorë, e jo nga tregtarët.

Ndryshimet klimatike, ngrohja globale ndikon në sasitë e prodhimit të mjaltit cilësor.

“Kostot janë rritur nga 60 në 100%. Kur flasim për karburantin, bletët janë larg shtëpive tona dhe ne duhet të udhëtojmë çdo ditë për t’i vizituar ato. Për të ruajtur tufat e reja, nevojitet një shtesë sheqeri dhe sheqeri është shtrenjtuar 100%. Paketimi i mjaltit është shtrenjtuar”, tha Vanço Kirovski, Bletar.

Bletarët i plotësojnë nevojat e mjaltit në vend.

Shitja e mjaltit rritet kur ulen temperaturat dhe fillon të shfaqet gripi.

Një koloni bletësh çdo vit prodhon nga 10 deri në 20 kg mjaltë, që varet nga temperatura, klima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat