Provokim i ri nga Bullgaria, vendoset flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçeviit

Maqedonia

Provokim i ri nga Bullgaria, vendoset flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçeviit

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Anëtarët e fondacionit bullgar “Maqedonia” vendosën flamur bullgar në monumentin e Goce Dellçevit në parkun e qytetit në Shkup, njoftoi fondacioni në rrjetet sociale.

Anëtarët e fondacionit, me këtë gjest u mburrën se e kanë pastruar monumentin. Kryetari i kësaj organizate është Viktor Stojanov, i cili në videon e fundit në postuar në Facebook u mburr se tashmë kanë mbi 100 aktivistë dhe u bëri thirrje të tjerëve që të bashkohen.

Fondacioni është i njohur në opinion për lëvizje që interpretohen si provokime.

Ai njoftoi gjithashtu se këto ditë në Maqedoni do të mbërrijnë “njerëz që do të përhapin kauzën e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat