Bisedimet në Bruksel, Bujar Osmani ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Maqedonia

Bisedimet në Bruksel, Bujar Osmani ka një porosi për Kosovën dhe Serbinë

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 21:24
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi, tha se dialogu duhet të vazhdohet. Sepse sipas tij, nga eksperienca në vendit tonë ka treguar se moskomunikimi çon në izolim.

“Eksperienca këtu në Maqedoninë e Veriut na ka mësuar se mënyra e vetme për të zgjidhur kontestet është nëpërmjet pro aktivitetit, nëpërmjet komunikimit të përhershëm me palën kontestuese. Mos komunikimi nuk jep rezultat, çon në izolim. E vetmja mënyrë është dialogu.”, ka thënë ai,

Sot pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit.

Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit, kur hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa dhe dokumente me Serbinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat