Rritet paga mesatare në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Rritet paga mesatare në Maqedoni të Veriut

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Neto paga mesatare mujore e paguar për muajin qershor të këtij viti është 31.869 denarë dhe në krahasim me qershorin e vitit të kaluar është rritur për 10.9 për qind, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Paga mesatare është rritur edhe në krahasim me muajin maj, kur ishte 31.407 denarë.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Objektet akomoduese dhe aktivitete të shërbimit ushqimor 23,1 për qind; Art, argëtim dhe rekreacion (17,5 për qind); Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi të automjeteve dhe motoçikletave (16 për qind), thuhet në njoftimin e ESHS-së.

Rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, ka pasur në sektorët e mëposhtëm: Aktivitete financiare dhe sigurime (6 për qind), Tregtia me shumicë dhe pakicë; riparimi të mjeteve motorike dhe motoçikletave (5.7 për qind) dhe miniera dhe gurore (4.3 për qind).

Sipas ESHS-së, në qershor të këtij viti paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës është 47.634 denarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat