Presidenti Pendarovski do të jetë pjesëmarrës në funeralin e mbretëreshës Elizabeth II

Maqedonia

Presidenti Pendarovski do të jetë pjesëmarrës në funeralin e mbretëreshës Elizabeth II

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 11:00
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të mbretëreshës britanike Elizabeth II në Pallatin Westminster në Londër.

Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.

Dje ata i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeth II dhe shënuan në Librin e Zisë.

“Unë dhe gruaja ime, nderuam eshtrat e Mbretëreshës Elizabeth II, përpara ceremonisë së varrimit në ëestminster Abbey. Shumë respekt për shërbimin e saj prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U prehtë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Facebook.

Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator.

Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe kreu më i vjetër i shtetit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat