Mariçiq: Negociatat tona me BE-në mund të zgjatin më shkurt se me Serbinë e Malin e Zi

Maqedonia

Mariçiq: Negociatat tona me BE-në mund të zgjatin më shkurt se me Serbinë e Malin e Zi

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 19:00
Bojan Mariçiq

“Maqedonia e Veriut qëndron mirë, ndërsa në disa pjesë edhe më mirë se shtetet të cilat negociojnë me Bashkimin Evropian, që do të na ndihmojë të kemi standarde më pak ose pak të vështira kur do të përfundojë skriningu dhe se kjo do të duhet të jetë shans ose pozicion i mirë fillestar që negociatat të zgjasin më shkurtë se ato të Serbisë dhe të Malit të Zi tani”, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

“Negociatat zyrtarisht kanë filluar më 19 korrik, skriningu është një fazë e detyrueshme e negociatave, kjo nuk është diçka e re, e menduar vetëm për ne, por ka ekzistuar edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, edhe për Kroacinë dhe për të gjitha vendet e tjera. Nuk e kemi nisur nga e para, këta dy muaj, shtator dhe tetor, na paraqitet ajo pjesë e rregullores dhe standardeve që janë miratuar të reja nga viti 2019 e në vazhdim. Ajo që u miratua pas krizës së Kovid-it dhe më besoni ka shumë rregullore të reja për shkak të Kovid-it dhe përshtatjes me kushtet e sotme. Pra, na është pranuar ajo që kemi dëgjuar në 2018 dhe 2019, dhe tani vazhdojmë në një version të shkurtuar të shqyrtimit shpjegues dhe menjëherë fillojmë me dypalëshin nga nëntori dhe është një lloj përshpejtimi”, tha Mariçiq për emisionin e sotëm në TV24.

Mariçiq, i cili njëherit është edhe kryenegociator me Unionin, sqaroi se nga nëntori fillon pjesa më serioze që ka më shumë peshë për ne, që është skriningu dypalësh, ku do të duhet të jetë struktura që po prezantohet tani para ekipeve maqedonase. të paraqitura nga ne, sipas këndvështrimit tonë, sa jemi të lidhur dhe ku kemi ende nevojë për rreshtim dhe për sa kohë jemi gati të rreshtohemi për t’u bërë anëtare e BE-së.

“Presim në këto 14 muaj gjatë skriningut t’i theksojmë të gjitha vlerat tona, të arriturat dhe sukseset tona, por edhe të gjitha dobësitë tona dhe në çfarë afati kohor duhet t’i tejkalojmë ato”, deklaroi Mariçiq.

Ai shtoi se pas skriningut, BE-ja bën raporte në bazë të asaj që kemi paraqitur dhe në bazë të asaj që na kanë paraqitur, dhe në ato raporte krijohen standarde, standarde krijohen për çdo kapitull, për çdo grup – të cilat ne duhet t’i përmbushim për t’u bërë anëtare e BE-së.

Në pyetjen për ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e procesit eurointegruese të vendit, Mariçiq u përgjigj se që nga dita e parë opozita ka zgjatur dorën për t’u përfshirë në procesin e negociatave, duke shprehur besimin se në OBRM-PDUKM ka deputetë dhe politikanë, që e kuptojnë peshën e këtij procesi, që e kuptojnë se ky proces është i papërsëritshëm dhe se nuk duhet të ndalemi pas pranimit të propozimit francez, pra pasi kemi marrë detyrimin për të përfshirë bullgarët, kroatët dhe malazezët në Kushtetutë.

“Unë edhe publikisht u bëj thirrje Aleksandar Nikolloskit, si kryetar i Këshillit kombëtar për Eurointegrime, organ i rëndësishëm në të gjithë procesin, të ulet dhe të diskutojë se si do të luajë rol ky organ, pra edhe opozita në këtë proces. Me faktin se gjatë skriningut do të duhet të përcaktojmë qëndrimet negociuese, do të thotë se duhet të angazhohemi se sa kohë mund të pranojmë dhe përmbushim disa gjëra, rol në këtë ka edhe Kuvendi, prandaj është e rëndësishme që opozita. të përfshihet gjithashtu”, theksoi Mariçiq.

Kryenegociatori Mariçiq në vazhdim sqaroi çështjet bilaterale do të duhet t’i zgjidhim në mënyrë bilaterale dhe se për këtë arsye ekziston një komision historik, ka forma të tjera të bashkëpunimit dhe ato çështje që janë në Protokoll, Maqedonia e Veriut do t’i zgjidhë në mënyrë bilaterale me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat