Shqiptohen 171 masa në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 171 masa në Shkup, 22 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

MPB dje ka vijuar dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacioni në gjithë territorin e Shkupit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 171 masa, nga të cilat 22 masa për tejkalim të shpejtësisë, 20 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër masa për vozitje në ndikim të alkoolit.

Janë vendosur 4 masa për përdorim celular, 13 masa për kalim sinjali të mbyllur (semafor të kuq), 10 masa për parakalim dhe qarkullim të paligjshëm, katër masa për shofer fillestar…”njoftojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat