Maqedoni, janë gjobitur 150 shoferë të dehur

Maqedonia

Maqedoni, janë gjobitur 150 shoferë të dehur

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Mbrëmjen e kaluar (24/25.09.2022) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00 është zbatuar aksion i përforcuar kontrolli për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonia e Veriut.

Nga MPB thonë se janë dënuar 150 drejtues automjetesh, prej tyre, 36 në territorin e SPB Tetovë, 20 në territorin e SPB Shkup, etj.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat