Bytyqi: 700 mijë persona janë larguar nga Maqedonia, mbi 90 përqind e të papunëve janë të paaftë për tregun e punës

Maqedonia

Bytyqi: 700 mijë persona janë larguar nga Maqedonia, mbi 90 përqind e të papunëve janë të paaftë për tregun e punës

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 15:35
Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi

Për tetë vite nga Maqedonia janë larguar 700 mijë persona duke krijuar kështu boshllëk në tregun e punës.

Zv. kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se kërkesat për vende të reja të punës ka mjaftueshëm por sipas tij, mbi 90 përqind e të papunëve janë të paaftë për tregun e punës.

Ai tha se në Maqedoni ka punë të mjaftueshme por politikat e gabuara në 30 vitet e fundit nuk kanë dhënë rezultate për prodhimin e fuqisë punëtorë që e kërkon tregu.

“Nga viti 2011 deri në vitin 2019 nga shteti janë larguar 700 mijë bashkëqytetarë ose gati çdo i katërti është larguar nga shteti. Edhe pse ai trend është ulur gjatë kohës së pandemisë, edhe më tej paraqitet si problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike por edhe për gjithë shoqërinë pasi paraqitet një boshllëk në tregun e punës. Në krijimin e politikave, si shoqëri duhet të hapim një diskutim për plotësimin e tregut të punës, për sjellje pak më ndryshe se nga veprimi i deritanishëm. Nëse shihni se në Agjencinë për punësim përqindja e të papunëve është me të vërtetë shumë e lartë, por 93,4 për qind nga të papunët janë të paaftë funksional ose ajo do të thotë se aftësitë e tyre nuk përshtaten me tregun e punës”, tha Fatmir Bytyqi, Zv. kryeministër për çështje ekonomike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat