Ministri Sali: Në dy vitet e fundit, ka rënë dinamika e ikjes së personelit mjekësor nga Maqedonia

Maqedonia

Ministri Sali: Në dy vitet e fundit, ka rënë dinamika e ikjes së personelit mjekësor nga Maqedonia

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:02
Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Bekim Sali, në paraqitjen e tij të fundit para mediave deklaroi se në dy vitet e fundit po vërehet një stangim i trendit të ikjes së personelit mjekësor nga vendi.

Sipas tij shakak për këtë stangim janë përmisimii i kushteve financiare, përcjell KlanM.

“Institucionet shëndetësore publike për nevoja te funksionimit normal kanë dorëzuar planin e punësimeve, për fat të keq në dhjetë vite kishim ikje masive të mjekëve nga institucionet shëndetësore publike por në dy vjetët e fundit vërehet një kthim ose një stagnim të kësaj dinamike të ikjes, arsyeja primare është përmisimi i kushteve financiare për punë në institucionet shëndetësore publike dhe investimet në kontuinuitet që po i bëjmë dhe i promovojmë publikisht”, deklaroi ministri Sali.

Viteve të fundit nga mantelbardhët e Maqedonisë së Veriut u shpeshtua ikja nga vendi.

Kjo dukuri si arsye kryesore numëronte punësimin e tyre në shtetet ku pagesa është më e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat