Bashkia e Shkupit: Bujare Abazi interesat partiake i vendosi para interesave të qytetarëve

Maqedonia

Bashkia e Shkupit: Bujare Abazi interesat partiake i vendosi para interesave të qytetarëve

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 17:33
Shkupi

Bashkia e Shkupit ka dalë me reagim pas dorëheqjes së nënkryetares, Bujare Abazi.

Nga Bashkia thonë se Bujare Abazi nuk ka qenë zgjidhje partiake dhe është emëruar në pozitën e nënkryetares si person që duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

“Sinqerisht na vjen keq që Abazi vendosi ta vendosë partinë para interesit të qytetit dhe të Shkupit, por ky është vendimi i saj. Departizimi në institucione duhet të jetë postulat mbi të cilin do të ndërtohen institucionet publike profesionale, dhe kushdo që i vendos interesat partiake mbi interesat publike, është e qartë se nuk mund të funksionojë në drejtim të përfaqësimit adekuat të qytetarëve të Shkupit”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Shkupit.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Bujare Abazit, tani ASH nuk ka asnjë funksion drejtues në Bashkinë e Shkupit. Bujare Abazi do të vazhdojë të jetë këshilltare në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat