Tupançevski: Situata në gjyqësor po lëviz në kuptimin pozitiv

Maqedonia

Tupançevski: Situata në gjyqësor po lëviz në kuptimin pozitiv

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 22:57
Nikolla Tupançevski.

Situata në gjyqësor, ndoshta ngadalë, po ecën në kuptimin pozitiv. Jemi dëshmitarë se ka përgjegjësi mes gjykatësve dhe prokurorëve publikë, ndërsa organet rregullatore, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publikë tregojnë riaktivizimin apo realizimin e kompetencës së tyre, deklaroi ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski.

Duke folur për besimin në gjyqësor, Tupançevski deklaroi se kemi qenë dëshmitarë se ka përgjegjësi edhe për gjykatës edhe për prokurorët publik.

“Kur është fjala për Këshillin e Prokurorëve Publikë, mund të them se tashmë janë plotësuar dy pozita. U zgjodh prokuror i lartë publik në Manastir dhe prokuror i lartë publik në Shtip. Fjala është për dy funksione serioze dhe ky proces pas një ngecjeje do të thotë një ndryshim në kuptimin pozitiv të fjalës”, deklaroi sonte Tupançevski gjatë paraqitjes në Ditarin e televizionit “Sitell”.

Në lidhje me rastin e Villma Ruskoskës, Tupançevski deklaroi se procedura ende nuk ka përfunduar, ka perceptime të ndryshme se nuk e ka përfunduar punën dhe deklaroi se duhet të presim që institucionet të vendosen deri në fund.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat