Pendarovski – Von der Leyen: Pritet ndihma nga KE në përballjen me krizën energjetike

Maqedonia

Pendarovski – Von der Leyen: Pritet ndihma nga KE në përballjen me krizën energjetike

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:17
Foto nga takimi

Kriza aktuale energjetike dhe rrjedha e procesit të shqyrtimit, si një fazë e rëndësishme në negociatat për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, ishin temat kryesore të takimit të sotëm të kreut të shtetit Stevo Pendarovski me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen në Sofje.

Siç njoftuan nga Kabineti i Presdinetit, Pendarovski shprehu pritjen e tij për ndihmë nga Komisioni Evropian në kuadër të solidaritetit evropian në përballjen me krizën energjetike.

Lidhur me negociatat për anëtarësim, Pendarovski theksoi se vendi është i gatshëm të bëjë reformat e nevojshme në fushat kyçe, si pjesë e procesit për anëtarësim në BE.

Sot në Sofje, Pendarovski dhe Von der Leyen marrin pjesë në ceremoninë me rastin e fillimit të punës komerciale të interkonjektorit të gazit Greqi – Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat