OBRM-PDUKM: Kompanitë e themeluara nga Kovaçevski çarkulluan 26 milionë euro në biznese energjetike

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kompanitë e themeluara nga Kovaçevski çarkulluan 26 milionë euro në biznese energjetike

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Kompanitë e themeluara nga Dimitar Kovaçevski dhe lidhjet e tij familjare japin miliona shuma në biznesin energjetik, ndërsa Maqedonia është gjunjëzuar, ndërsa njerëzit e varfër po luftojnë për të mbijetuar çdo ditë, tha Mile Lefkov nga OBRM-PDUKM në një konferencë për shtyp sot duke zbuluar se si e quajtën, aferën “Llogaritësi”.

Sipas OBRM-PDUKM, Pixel Group – kompani e themeluar nga Kovaçevski dhe kumbari i tij Goran Paunov, së bashku me kompaninë KMG EOL Kvazar, kompani vetëm në pronësi të kumbarit Paunov, janë të përfshirë në biznese me vlerë 26 milionë euro.

“Në Kartelin Solar, Kovaçevski dhe kumbari i tij Paunov, pas themelimit të Pixel Group, në vitin 2018 ndërtuan një fabrikë për prodhimin e paneleve fotovoltaike në Koçan.

Dëshmia për këtë është edhe një foto nga hapja e fabrikës, në të cilën shihet se si kumbarët Kovaçevski – Paunov e festojnë hapjen zyrtare të kompanisë me një tortë.

Kompania bëhet qendër në biznes, rreth të cilit sillen 26 milionë euro. Afera “Llogaritësi” është një skemë që tregon se si Grupi Pixel dhe Karteli Solar Quasar KMG EOL i çarkulluan paratë.

Vetëm nga tenderët shtetërorë në vitet e fundit këto kompani kanë arkëtuar 1.8 milionë euro.

Në vitin 2021, kur Dimitar Kovaçevski ishte zv. ministër i Financave, KMG EOL Kvazar lidh një marrëveshje me EVN-në, mbi të cilën Kovaçevski si kryeministër tani ka mandatuar pronësinë përmes aksioneve shtetërore në EVN, përkatësisht një kontratë për kryerjen e punëve dhe dorëzimin të paneleve fotovoltaike, në vlerë mbi 2 milionë euro”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se në periudhën në vijim do të zbulojnë plotësisht se si një numër i kompanive të afërta me Kovaçevskin kanë arritur që në këtë aferë të arrijnë mbi 26 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat