Maqedonia e Veriut është në mesin e nëntë vendeve që pranojnë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Maqedonia e Veriut është në mesin e nëntë vendeve që pranojnë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:57
Ilustrim

Nëntë vende nga Evropa Qendrore dhe Lindore, përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, pranojnë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në NATO, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Dokumenti u nënshkrua nga presidentët e Rumanisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Polonisë dhe Sllovakisë, të cilët deklarojnë se “qëndrojnë me vendosmëri prapa vendimit të marrë në Samitin e NATO-s në Bukuresht për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës”.

Ata i bënë thirrje Rusisë që “të tërhiqet menjëherë nga territoret e pushtuara” dhe theksuan se “nuk e njohin legjitimitetin e aneksimit të territoreve nga Federata Ruse”.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi marrëveshjet e aneksimin me krerët e Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk dhe rajonet Kherson dhe Zaporozhye në fund të javës. Në të njëjtën ditë, udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në NATO.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat