Qeveria e RMV-së vendosi të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale në Malin Sharr

Maqedonia

Qeveria e RMV-së vendosi të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale në Malin Sharr

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur të ndërpresë marrëveshjet për koncesion për shtatë hidrocentrale të vogla elektrike në Malin Sharr.

Nga Qeveria njoftojnë se e kanë miratuar informacionin për marrëveshjet për koncesion të hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura.

“Me vendim janë përfshirë gjashtë hidrocentrale të vogla në një zonë rreptësisht të mbrojtur, të cilat nuk do të realizohen. Me zgjidhjen miqësore të marrëveshjeve të koncesionit, është planifikuar të kompensohen kostot e bëra realisht për realizimin e marrëveshjeve dhe kostot në emër të koncesionit”.

“Krahas kësaj, është paraqitur propozimi për zgjidhjen miqësore të marrëveshjes së koncesionit për një tjetër hidrocentral me vendndodhje në Malin Sharr, në zonën e shfrytëzimit të qëndrueshëm, ku koncesionarit do t’i kthehet tarifa e paguar e koncesionit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat