Mizrahi: OBRM-PDUKM do të propozoj ligj për ndryshimin e ligjit për shoqatat

Maqedonia

Mizrahi: OBRM-PDUKM do të propozoj ligj për ndryshimin e ligjit për shoqatat

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 13:50
Rashela Mizrahi

OBRM-PDUKM ka njoftuar se përmes zgjidhjes ligjore do të kërkojë ndryshime dhe plotësime në ligjin për shoqata dhe fondacione.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Rashela Mizrahi njofton se në protestën e sotme në Ohër, kundër hapjes së klubit “Car Boris III”, do të propozojnë formimin e ligjit të ri për shoqata të ngjashme, por do të rishikohen edhe ato ekzistuese.

Që sot grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të paraqesë një ligj për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shoqatat dhe fondacionet, i cili jo vetëm që do të pengojë formimin e ardhshëm të klubeve të tilla, por edhe do të mund të reagojë edhe ndaj atyre ekzistuese të cilat qeveria e LSDM-së lejoi të regjistrohem dhe në një far forme është bashkëpunëtor i tyre”, tha Mizrahi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat