Aksident në rrugën Probishtip-Kratovë, lëndohen pesë persona

Maqedonia

Aksident në rrugën Probishtip-Kratovë, lëndohen pesë persona

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur rreth orës 12:20 në afërsi të vendit të quajtur “Perovo Dolçe” në rrugën Probishtip-Kratovë.

Sipas informacioneve fillestare nga SPB-Shtip, një veturë ka dalë nga rruga, në të cilën ndodheshin pesë persona, katër prej tyre janë të hospitalizuar në Kratovë, ndërsa një person në spitalin e Kumanovës.

Vijojnë ende hetimet nga autoritetet hetimore, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rruga Probishtip-Kratovë është hapur për qarkullim nga ora 13:15.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat