Aksidentet në Maqedoni, MPB-ja pret ulje të numrit të viktimave

Maqedonia

Aksidentet në Maqedoni, MPB-ja pret ulje të numrit të viktimave

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, pret që ky vit të mbyllet me numër dyshifror të viktimave nga aksidentet e trafikut. Ai thotë se në vazhdimësi siguria në trafik rritet, ndërsa bashkë me të ulet numri i viktimave dhe aksidenteve me lëndime të rënda ose dëme të mëdha materiale.

Spasovski thotë se ky proces është gjithëpërfshirës dhe nevojitet kyçje edhe e institucioneve arsimore në pjesën e kulturës së trafikut.

“Ashtu siç rritet numri i rrugëve të rikonstruuara, ose infrastruktura e re, edhe numri i madh i kontrolleve që është vendosur nëpër rrugë, apo aktivitetet e rritura preventive, ashtu ulet edhe numri i viktimave në trafik, numri i aksidenteve me lëndime të rënda ose dëme të vlefshme materiale. Si shembull do të theksoj se në vitin 2013 në nivel shtetëror kishim 198 viktima të aksidenteve të trafikut, në vitin 2021 kishte 116.

Këtë vit presim që do të mund të përfundonte me numër dyshifrorë, varësisht prej disa ditët e fundit të muajit dhjetor”, tha Oliver Spasovki, Ministër i Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat