Kovaçevski: Në fillim të krizës nuk dihej nëse do të kemi bukë e naftë, tani kemi paga dhe pensione më të larta

Maqedonia

Kovaçevski: Në fillim të krizës nuk dihej nëse do të kemi bukë e naftë, tani kemi paga dhe pensione më të larta

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:57
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp bashkë me ministrin e Financave Fatmir Besimi prezantuan detaje nga propozim-buxheti për vitin 2023.

“Në fillim të krizës nuk dihej nëse do të ketë bukë, miell, ushqim dhe rrymë elektrike, ngrohje e naftë. Nuk dihej nëse do të kemi para mjaftueshëm, nëse do të paguheshin pensionet, por unë premtova se askush nuk do të mbetet vetëm dhe këtë edhe e bëmë. Qeveria u përgjigj në mënyrën e duhur ndaj krizës dhe sot kemi ushqim, energjenca dhe rrymë elektrike. Edhe pagë më të madhe minimale, pagë mesatare më të madhe mesatare dhe pensione që paguhen edhe para kohe, të njëjtën qasje do ta kemi edhe në realiziminne buxhetit në vitin 2023”, tha Kovaçevski.

Propozim-buxheti tashmë është në Kuvend, të hënën përfundoi debati i përgjithshëm, gjatë të cilit pushteti dhe opozita i parashtruan qëndrimet e tyre. Janë parashtruar 263 amendamente, prej të cilave 199 nga OBRM-PDUKM-ja opozitare. Në Propozim buxhetin për vitin e ardhshëm rritja u projektua në 2,9 për qind, ndërsa inflacioni për 7,1 për qind.

Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel të 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa harxhimet në nivel prej 324,8 miliardë denarëve ose janë për 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022.

Deficiti buxhetor është në nivel të 4,6 për qind nga BPV i planifikuar. Për harxhimet kapitale, megjithatë, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë ose për rreth 52,3 për qind më lartë se në krahasim me planin për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat