Xhaferi uron festën e “Shën Klimenti i Ohrit”: Është obligim dhe nder që të kultivohet me përkushtim kjo trashëgimi

Maqedonia

Xhaferi uron festën e “Shën Klimenti i Ohrit”: Është obligim dhe nder që të kultivohet me përkushtim kjo trashëgimi

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:52
Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ka uruar qytetarët me rastin e festës shtetërore tetë dhjetori, Shën Kliimenti i Ohrit.

Ai në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tij, të gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron festën e Sh. Klimenti i Ohrit, festën e themeluesit të jetës kishtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nxënës i zellshëm i vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.

“Fytyra dhe vepra e tij janë shembulli më i mirë i simbiozës ndërmjet misionit shpirtëror dhe iluminist, shembulli më i mirë për atë se si të preken zemrat dhe mendja e ithtarëve që të shtrohen themele solide për prodhimin e vlerave të përjetshme të cilat krahas asaj që janë trashëgimi e rëndësishme për gjeneratat e ardhshme, janë edhe dhuratë e çmuar për trashëgiminë shpirtërore dhe iluministe botërore”.

“Prandaj, është obligim dhe nder që të kultivohet me përkushtim kjo trashëgimi, të përsoset dhe pasurohet me gjithë llojllojshmërinë shpirtërore dhe iluministe që janë veçori e shoqërisë sonë. Ndriçimi i mendjes dhe ngritja mbi prizmin e botëkuptimit mendjengushtë është rruga e vetme e bashkimit të qytetarëve për përparimin e shtetit tonë të përbashkët, Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat