BE i bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të dënojë dhe ndjek aktet e urrejtjes kundër pakicës bullgare

Maqedonia

BE i bënë thirrje Maqedonisë së Veriut të dënojë dhe ndjek aktet e urrejtjes kundër pakicës bullgare

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Bullgaria i kërkoi Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së që sulmet e motivuara nga urrejtja ndaj bullgarëve etnikë në Maqedoninë e Veriut dhe ndjekja penale e tyre të përfshihen në dokumentin e ministrave të çështjeve evropiane. Këshilli për Punë të Përgjithshme ka pranuar konkluzionet e palës bullgare, njoftoi sot agjencia “BGNES”.

Tema është pjesë e shtetit të së drejtës dhe lirive themelore, të cilat janë kriter kyç për përparimin në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, theksohet në deklaratë.

Zv. kryeministrja bullgare, Vasileva Petrova shprehu shqetësimet serioze për rritjen e numrit të sulmeve të motivuara nga urrejtja ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me prejardhje etnike bullgare, me çka janë prezantuar edhe deklaratat në fjalë.

Për Maqedoninë e Veriut, dera e BE-së u mbyll fort prej vitesh për shkak të vetos së Bullgarisë në një sërë mosmarrëveshjesh mbi historinë, kulturën dhe gjuhën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat