Trajanov me kusht për zgjerimin e Qeverisë, BDI ka probleme dhe duhet ta paguajë çmimin

Maqedonia

Trajanov me kusht për zgjerimin e Qeverisë, BDI ka probleme dhe duhet ta paguajë çmimin

Më: 24 janar 2023 Në ora: 22:02
Pavle Trajanov

BDI ka probleme me grupin parlamentar dhe prandaj duhet ta paguajë çmimin – tha kryetari i Bashkimit Demokratik, Pavle Trajanov, lidhur me hyrjen e ASH-së në Qeveri.

Ai dje tha se do të mbështesë zgjerimin e Qeverisë me hyrjen e ASH në Qeveri nëse sigurohet përfaqësim adekuat dhe i drejtë i të gjitha bashkësive etnike në vend në përbërjen qeveritare.

Ai shtoi se sipas përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, në Qeveri duhet të jenë më së shumti 5-6 ministra shqiptarë.

Ndërkaq, partnerët e tjerë të koalicionit, Monika Zajkova, kryetare e PLD-së dhe Maja Moraçanin thanë se do të mbështesin çdo gjë që do të thotë përshpejtim i rrugës drejt BE-së, por pasi të kuptojnë se cili është qëllimi i qeverisë për zgjerim.

Nga ana tjetër, ASH formoi një ekip për bisedime me kryeministrin Kovaçevski, për ndarjen e resorëve dhe ministrive, por kryeministri tha se nuk ka një afat specifik se kur do të bëhet zgjerimi i Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat