Kovaçevski: Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston histeri anti-bullgare

Maqedonia

Kovaçevski: Në Maqedoninë e Veriut nuk ekziston histeri anti-bullgare

Më: 26 janar 2023 Në ora: 13:19
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, ka folur për ngjarjet e fundit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe incidentin në Ohër, ku u rrah sekretari i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”.

Ai theksoi se shteti i ka marrë të gjitha masat sipas ligjeve, për të gjithë provokuesit që tentojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet në mes dy shteteve.

“Nuk ka histeri antibullgare në Maqedoninë e Veriut. Për incidentet e fundit ka persona përgjegjës, sepse janë akte individësh dhe nuk mund të fajësohet një vend i tërë për veprimet e individëve.

Ne i ndërmarrim të gjitha veprimet në përputhje me Kushtetutën dhe vazhdojmë të jemi partner konstruktiv si në rajon ashtu edhe në BE”, tha Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat