Osmani takohet me Lajçakun: Përmes kryesimit të OSBE-së, Maqedonia vepruese aktive për stabilitetin e rajonit

Maqedonia

Osmani takohet me Lajçakun: Përmes kryesimit të OSBE-së, Maqedonia vepruese aktive për stabilitetin e rajonit

Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:41
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Siç njoftojnë nga zyra e Osmanit, në këtë takim janë shkëmbyer informacione për stabilitetin në Evropë dhe rajon, me çka është dhënë premtimi se Maqedonia e Veriut, nëpërmjet kryesimit me OSBE-në do të kontribuojë në ruajtjen e stabilitetit në rajon dhe Evropë.

“Si vendi i tretë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që kryeson OSBE-në për një periudhë të shkurtër, Maqedonia e Veriut është krenare për progresin dhe pjekurinë e saj, të cilën e tregon për përfshirjen aktive në çështjet e sigurisë. Në bisedën e sotme me Miroslav Lajçak, theksova se vendi ynë përmes kryesimit bëhet një veprues aktiv në proceset e stabilizimit në Evropë dhe në rajon”.

“Përveç të qenit Përfaqësues Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Lajçak është gjithashtu ish-kryesues i OSBE-së. Mirënjohës për mundësinë për të diskutuar rreth mendimeve, sugjerimeve dhe këshillave të tij për këtë rol. Po përballemi me një krizë të rëndë sigurie dhe gjeopolitike si kurrë më parë, me parimet dhe angazhimet e OSBE-së të përfshira në Aktin Final të Helsinkit që shkelen nga agresioni ushtarak kundër Ukrainës. Si kryesuese e OSBE-së këtë vit, Maqedonia e Veriut do të bëjë përpjekje maksimale për të kontribuar në stabilitet duke rivendosur dialogun dhe besimin në zonën e OSBE-së”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat