LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Maqedonia

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

Në vendkalimet kufitare nga e ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat