Kovaçevski për pagën e Pendarovskit: Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di çfarë marrëveshje kolektive ka

Maqedonia

Kovaçevski për pagën e Pendarovskit: Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di çfarë marrëveshje kolektive ka

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:06
Kryeministri Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në lidhje me vonesën e pagave të kabinetit të presidentit tha se Presidenti është institucion i veçantë, nuk e di se çfarë marrëveshje kolektive ka. 

Do të ulen me Ministrinë e Financave, do të shqyrtojnë sa kanë në buxhet, do ta krahasojnë me Kontratën Kolektive, do të merren vesh dhe më në fund do të gjejnë një zgjidhje, pasi ka një zgjidhje për gjithçka.

Kryeministri përmendi se Presidenti është jurist, i njeh të gjitha rregulloret ligjore dhe në kabinetin e tij ka ekspertë të lartë në fushën e së drejtës.

“Mendoj se edhe për këtë do të gjendet një zgjidhje”, theksoi Kovaçevski, duke aluduar në Marrëveshjen Kolektive të nënshkruar me Sindikatat e të punësuarve tek Presidenti.

Sipas kryeministrit Kovaçevski, institucionet nuk mund të ulen me sindikata dhe të thonë “nënshkruam marrëveshje kolektive” pa parë kornizën buxhetore.

Më herët përmes një deklarate reaguan nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët konfirmuan se nuk është paguar paga për muajin janar 2023 për punëtorët e kabinetit dhe për presidentin e Republikës të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat