Policia kufizon lëvizjen e gazetarëve para kishës ku gjendet varri i Goce Dellçevit

Maqedonia

Policia kufizon lëvizjen e gazetarëve para kishës ku gjendet varri i Goce Dellçevit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qeveria vazhdon të kufizojë lëvizjen dhe punën e ekipeve gazetareske të cilët që nga mëngjesi i sotëm kanë dalë para kishës së Shën Spasit në Shkup për të festuar ditëlindjen e revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Sipas grafikut të dërguar më parë nga policia për mediat, nuk thuhej se edhe në zonën e lirë ku janë të akredituara ekipet gazetareske do të ketë lëvizje të kufizuar për ta. Fotoreporterët dhe videografët lejohen të hyjnë në kishë, por vetëm një herë – nëse hyjnë, nuk do të lejohen të dalin deri në ardhjen e delegacioneve.

Gazetarët thonë se problemet më të mëdha i shkaktojnë zyrtarët e qeverisë, të cilët i japin policisë udhëzime të pazakonta se si të shënjestrojë gazetarët.

Në Maqedoni, nga institucionet për siguri kjo ngjarje është cilësuar si ngjarje me rrezik të lartë shkaku i përplasjeve mes bullgarëve dhe maqedonasve për Goce Dellçevin, pasi dy palët e konsiderojnë si hero të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat