Vjen presidentja e Hungarisë, nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Maqedonia

Vjen presidentja e Hungarisë, nesër në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:45
Katalin Novak. 

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të jetë nikoqir i presidentes së Hungarisë, Katalin Novak. 

Nga Ministra e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për shkak të vizitës, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se me datë 06.02.2023 (e hënë) Presidentja e Hungarisë, Zonja Katalin Novak do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këto arsye, SPB-Shkup , Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën qendrore të Qytetit të Shkupit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat