Mashtrim me pelet, 49-vjeçari nga Ohri përfitoi 327.712 denarë në mënyrë të paligjshme

Maqedonia

Mashtrim me pelet, 49-vjeçari nga Ohri përfitoi 327.712 denarë në mënyrë të paligjshme

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Policia e Ohrit ka parashtrua kallëzim penal ndaj një 49-vjeçari pas i i njëjti dyshohet se ka mashtruar një person nga Ohri.

MPB njofton se i njëjti ka marrë para për pelet, por nuk ia ka dorëzuar personit nga Ohri.

“SPB-Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër E.L.(49) nga fshati Lisiçani, komuna e Pllasnicës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se është kryer vepra penale “mashtrim”. Ai, me prezantim të rremë, ka mashtruar A.T. nga Ohri të cilit i ka ofruar pelet për zjarr.

Më pas i ka dërguar dy fatura, të cilat i dëmtuari i ka paguar në vlerë të përgjithshme prej 327.712 denarëve, ndërsa nuk e ka marrë faturën”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat