Maqedoni: Tentoi t’i vë flakën shtëpisë së babait të tij, arrestohet 45-vjeçari

Maqedonia

Maqedoni: Tentoi t’i vë flakën shtëpisë së babait të tij, arrestohet 45-vjeçari

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustriml

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditë së djeshme kanë arrestuar një 45-vjeçar nga Demir Hisari.

AI ka demoluar shtëpinë e babait të tij, pastaj ka dashur që të shkaktojë zjarri.

“Me datë 04.02.2023 në ora 12:16, zyrtarët policorë të stacionit policor “Demir Hisar” kanë ndaluar N.G.(45) nga një fshat i Demirhisarit pasi paraprakisht ka dëmtuar një pjesë të shtëpisë së babait të tij në fshat me sende të mprehta, pas çka ai u përpoq që të ndezë një zjarr.

Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat