Komunat e Shkupit do të sigurojnë ndihma financiare për popullatën në Turqi dhe Siri

Maqedonia

Komunat e Shkupit do të sigurojnë ndihma financiare për popullatën në Turqi dhe Siri

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Komunat e Shkupit në seancat e jashtëzakonshme që do të mbahen këtë javë do të marrin vendime për dhënien e ndihmës financiare për popullatën e prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri.

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale u bëri apel kryetarëve të të gjitha komunave në vend, secili në kuadër të mundësive të veta që të ndajnë mjete për të ndihmuar qytetarët e këtyre dy vendeve.

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska, njoftoi se në seancën e radhës i ka dërguar kërkesë Këshillit të Qytetit të Shkupit që këshilltarët të vendosin për ndihma humanitare për viktimat e tërmetit. Grupi i këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit kanë njoftuar se do të iniciojnë iniciativë për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dhënien e ndihmës së njëhershme për Turqinë dhe Sirinë. Megjithatë, nuk ka informacione se kur do të mbahet kjo seancë.

Komuna e Aerodromit nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, ndërsa Komuna Qendër të enjten. Nga Gazi Baba dhe Gjorçe Petrov njoftuan se kjo do të ndodhë gjatë kësaj jave.

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, para Këshillit ka paraqitur iniciativë për dhënien e ndihmës financiare prej 500.000 denarëve për popullatën e zonave të shkatërruara.

Ndryshe, edhe instiucionet tjera në RMV kanë paralajmëruar ndihmë për rajonet e prekura nga tërmeti katastrofik në Turiq dhe Siri./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat