Ekipi i Boki 13: Kthimi i tij në burg në gjendje parakanceroze rrezik për jetë

Maqedonia

Ekipi i Boki 13: Kthimi i tij në burg në gjendje parakanceroze rrezik për jetë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:02
Boki 13

Pas skandalit për vendimin e falsifikuar të Gjykatës Penale me urdhër të kryetarit Ivan Jolev, me të cilin Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u kthye në “Idrizovë” në gjendje parakanceroze dhe në gjendje të rënduar dukshëm shëndetësore që nuk mund të trajtohet në burg i dënuari ka dërguar kërkesë për mbikëqyrje dhe kontroll të jashtëzakonshëm nga Këshilli Gjyqësor, thuhet ne kumtesën e ekipit juridik të Jovanovskit.

“Jovanovski ka raportuar se po kërkon edhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme të sistemit AKMIS sepse AKMIS është keqpërdorur. Kërkon gjithashtu rishikimin e të gjitha vendimeve gjyqësore për pezullimin e dënimit.

Kujtojmë se Jovanovski tashmë ka alarmuar se është shënjestër e torturave të papara dhe të paharruara, e cila ndikon edhe në shëndetin e tij. Kthimi i Jovanovskit në kushte penale dhe në një gjendje të tillë shëndetësore është jo vetëm shkelje e rëndë e të drejtave të tij, por edhe rrezik për jetën e tij”, shkruhet në kumtesë.

Jovanovski pret që torturat ndaj tij të jenë më intensive për shkak të të gjitha njoftimeve publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat