LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Maqedonia

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMV

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:20
LAMM

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.

Nga atje theksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Nga atje shtojnë se për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumit Radika, nga data 16.12.2022 është shembur ura që shpie në fshatrat Nistrovë, Bibaj, Tanushë, Grekaj dhe Nivishtë (komuna e Mavrovës dhe Rostushës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat