Mesatarisht jetohet 75 vjet, në Maqedoni femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Maqedonia

Mesatarisht jetohet 75 vjet, në Maqedoni femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Jetëgjatësia ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga rajoni, si dhe nga vendi në vend, kështu që në vitin 2023, këto shifra variojnë nga 57.7 vjet në Afrikën Perëndimore në 82.7 vjet në Evropën Perëndimore.

Sipas Indeksit të ri të jetëgjatësisë mesatare në botë, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, qytetarët e Maqedonisë jetojnë mesatarisht 75,26 vjet. Për burrat veçmas, kjo shifër është 73.1 vjet, dhe gratë jetojnë mesatarisht 77.47 vjet.

Për krahasim janë të dhëna nga hulumtimet dhe statistikat e Bankës Botërore. Sipas kësaj liste, jetëgjatësia mesatare e meshkujve maqedonas është 74 vjet, e femrave maqedonase – 78 vjet, gjithsej – 76 vjet.

Hulumtimet tregojnë se jetëgjatësia bazohet në tre faktorë kryesorë dhe themelorë – gjenetikë, gjini dhe stili i jetesës. Më pas merren parasysh faktorë të tillë si higjiena, dieta, kultura, zgjedhja e profesionit, veset, stërvitja, aksesi në kujdes shëndetësor cilësor, madje edhe shkalla e krimit.

Sipas OKB-së, mesatarja botërore për sa i përket jetëgjatësisë në vitin 2023 ishte 70.8 vjet për burrat dhe 76.0 vjet për gratë, gjithsej 73.4 vjet.
Në përgjithësi, jetëgjatësia ka një prag më të lartë.

Midis vitit 2000 dhe 2016, jetëgjatësia u rrit me 5.5 vjet në nivel global, me një rritje prej 10 vjetësh të theksuar në pjesë të Afrikës. Këto gjetje për këtë rritje në raport me “kontinentin më të ngrohtë” konfirmohen edhe nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat