214 shoferë të gjobitur në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

214 shoferë të gjobitur në Shkup, 145 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 214 gjoba, nga të cilat 145 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 11 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur edhe 11 gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), dy sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit”.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat