Mexhiti, Grubit: Në njërën anë shtrihet dora, ndërsa nga ana tjetër shkarkohen funksionarët tanë

Maqedonia

Mexhiti, Grubit: Në njërën anë shtrihet dora, ndërsa nga ana tjetër shkarkohen funksionarët tanë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 23:48
Izet Mexhiti

“Rrenë e kulluar” e cilësoi Izet Mexhiti shtrirjen e dorës së pajtimit nga ana e Artan Grubit. Sipas Mexhitit, Grubi as vet nuk e beson atë çka e thotë.

“Ai harron se unë kam qenë BDI kur ai ka qenë kundër BDI-së edhe kur s’ka qenë BDI edhe kur e ka pas Zgjohun e kam ndihmuar… Në njërën shtrihet dora, ndërsa nga ana tjetër shkarkohen zv. ministri Bashkim Hasani, shkarkohen sekretarët shtetëror, drejtorët…e ka rikthyer ndjenjën e diferencimit”, tha Mexhiti në “KlanDebat”.

Mexhiti komentoi edhe tubimin e BDI-së në Çair. Sipas tij, tubimi është paralajmëruar me pompozitet, duke sjellur edhe këngëtarë për të mbledhur më shumë njerëz. Angazhimi i tillë sipas Mexhitit, është i tepruar.

“E habitshme se si gjithë ai angazhim për të mbushur një sallë të vogël… Edhe kryeministrit i kishte rënë në hise të merret me tubimin e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat